ShowBiz

“Më ndaluan nga autobuzi dhe më dërguan në polici”, Roberti flet për arrestimin në Gjermani: Më morën paratë

Roberti teksa po bisedonte me Valerin, i tregoi këtij të fundit se është arrestuar në Gjermani.

Ai tha se ishte nisur drejt një ekspozite në Bruksel, ku u arrestua në Berlin.

Fermeri tregoi se nuk ia treguan arsyen e arrestimit, por qëndroi një nate në burg.

Siç tregoi, çdo gjë që ai kishte në valixhe ia mori policia, së bashku me paratë.

Sipas tij, ai debatoi me shefin e policisë dhe e akuzoi këtë të fundit për keqtrajtim.

Pas debatit, policia gjermane i dha një biletë për në Bruksel dhe i kërkuan të largohej menjëherë nga Gjermania.

“Po shkoja në një ekspozitë në Bruksel, ku më ndaloi policia në Berlin. Edhe aty ka artistë si unë, por sërish më kërkuan të zbres nga autobusi dhe më morën në stacionin e policisë. Çdo gjë që unë kisha ma morën dhe e kalova natën në një qeli, e humba edhe ekspozitën. Të nesërmen kur erdhi shefi i policisë, si fillim akuzoi kolegët dhe u tha: Bravo keni arrestuar një artist. Unë mora zemër nga kjo, dhe në vend ta qepja gojën, thashë më keni keqtrajtuar, më keq se hebrenjtë. Nga mbrojtja, shefi i policisë m’u kthy kundër dhe më tha që ti mund të hysh në burg për këtë deklaratë. Unë nuk heshta, por i thashë se nuk po gënjej dhe se në të vërtetë më arrsestuat pa arsye, po flas nga ato që kam lexuar dhe ju më keni keqtrajtuar. Më flakën nga stacioni i policisë, as paratë s’më dhanë, por vetëm një biletë autobusi për në Bruksel”, tregoi Roberti. /vizionplus.tv/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button