“Më keni bërë të kaloj ferrin në atë ditëlindje”/ Egla-Meritonit: Më keni bërë të qaj në ditëlindjen time
Meritoni dhe Egla janë dy prej pesë finalistëve të cilët nuk kanë patur mardhënie të mira me njëri-tjetrin përgjatë rrugtimit të tyre.
g Brother Vip 3, reality shoë i cili ka mbajtur mbërthyer pas ekraeve të TV mijëra shqiptarë, përfundon për pak ditë. Banorët finalistë të këtij edicioni të tretë janë pesë ndryshe nga dy edicionet e para që ishin katër.
Meritoni dhe Egla janë dy prej pesë finalistëve të cilët nuk kanë patur mardhënie të mira me njëri-tjetrin përgjatë rrugtimit të tyre.
Për shkak të një debate të fortë mes tyre i cili kaloi në masa më ekstreme Vëllai i Madh para disa kohësh i dënoi duke i mbyllur në një dhomë të bardhë si dënim për debatet e ekzagjëruara dhe format fyese të komunikimit mes tyre.
Gjatë ditëve të qëndrimit në dhomën e bardhë Egla festoi dhe ditëlindjen e saj të 47-të të cilën e ka kujtuar edhe mbrëmjen e djeshme.
Ajo është shprehur se në ditëlindjen e saj aktorja ka kaluar momente ferri për shkak se Meritoni dhe e dashura e tij Ilnisa nuk e kanë lejuar të gëzojë por e kanë bërë të qajë edhe në ditëlindjen e saj.
Meritoni nga ana tjetër bashkë me Romeon këtë bisedë ia trajtuan si formë viktimizimi të aktores.
/gsh