Lajme

Kompania e Jeff Bezos nis 6 turistë në skajet e hapësirës

Raketa turistike “Blue Origin” ka dërguar një grup pasagjerësh në skajet e hapësirës për herë të parë në gati dy vite, duke i dhënë kështu fund një ndërprerjeje të shkaktuar nga një fluturim provë i dështuar, pa ekuipazh.

Raketa dhe kapsula “New Shepard” u ngritën në orën 09:36 të mëngjesit me orën lokale, nga objektet e “Blue Origin”, në një fermë private në Teksasin Perëndimor.

NS-25, fluturimi i shtatë me ekuipazh i “Blue Origin” deri më sot, mbante gjashtë pasagjerë në kapsulë: sipërmarrësin Mason Angel; Sylvain Chiron, themeluesi i fabrikës franceze të birrës artizanale Brasserie Mont-Blanc; inxhinieri i softuerave dhe sipërmarrësi Kenneth L. Hess; kontabilistja në pension Carol Schaller; aviatori Gopi Thotakura; dhe Ed Dwight, kapiten në pension i Forcave Ajrore të SHBA-së, i zgjedhur nga Presidenti John F. Kennedy në 1961 si kandidati i parë i astronautit me ngjyrë të vendit.

Gjatë misionit, anija kozmike depërtoi qiellin me një shpejtësi mbi tri herë më të madhe se ajo e zërit, ose mbi 2000 milje në orë.

Raketa kaloi kapsulën përtej vijës Kármán, 100 kilometra mbi sipërfaqen e Tokës që njihet  gjerësisht si lartësia në të cilën fillon hapësira e jashtme, por ka shumë zonë gri .

Dhe në kulmin e fluturimit, pasagjerët përjetuan disa minuta pa peshë dhe pamje mahnitëse të Tokës përmes dritareve të kabinës.

Ky mision, pasoi një tjetër mision të kryer me sukses pa ekuipazh në dhjetor, fluturimi i parë i programit New Shepard, që nga incidenti që ndodhi më shumë se një vit më parë./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button