“Duhet ruajtur i dashuri ditët e sotme”/ Dea Vieri: Shoqet e mia të televizionit i bënë ftesë, edhe pse nuk ua prezantova

Teksa pushon në Greqi këtë fillim shtatori, Dea Vieri zhvilloi një bisedë telefonike me “Live from Tirana”. Ndër të tjera, ajo foli për romancën e saj të re, që nuk ka kohë që ka nisur:
“Po shkon shumë mirë deri tani, nuk kam dashur ta publikoj tamam, sepse ai nuk ka dëshirë të bëhet personazh publik. Por kam vënë re që ka ndodhur edhe pse unë nuk e kam publikuar tamam, më ka bërë shumë çudi që ka pasur nja dy vajza që supozohen të jenë “shoqet” e mia që i kanë çuar një ftesë… Më bëri shumë përshtypje. Unë nuk e kam diskutuar sepse në fund të fundit nuk kam pse i them këtyre vajzave të cilat janë të njohurat e mia, mikeshat e mia”, tha Dea.
E pyetur nëse ‘janë personazhe televizive?’, Vieri u përgjigj:
“Po, janë personazhe televizivë. Unë nuk e kam publikuar asnjëherë, as emrin nuk ia kam nxjerrë asnjëherë. Nuk e di nga e kanë gjetur. Por bota është e vogël, Tirana është e vogël, Shqipëria është e vogël, ndoshta më kanë parë. Por m’u duk sikur ishte kastile. Por nuk më erdhi mirë. Duhet ruajtur i dashuri në ditët e sotme se ta marrin”, tha me shumë sinqeritet Dea.