“Nuk ishte lojtari që më ofendoi, por Ori…”/Egla Ceno në BBV-Live nga shtëpia flet për çiftin: “Romeo ka një zemër të madhe…”
“Shpresoj që si çift të jenë të lumtur!”
Big Brother Live nga shtëpia është rikthyer në Top Albania Radio dhe me moderatoret Elona Duro e Jonida Aliçkolli janë finalistët e këtij edicioni të 3-të të spektaklit më të ndjekur në vend. Dhe e nisi Egla, për të cilën, fakti që ka mbërritur deri këtu është me shumë rëndësi që siç tha “publiku e ka përqafuar”.
Egla pranoi se vetëm tani në këtë pikë të lojës, i gumëzhin truri për të ditur se çfarë ndodh jashtë. Por, deri tani nuk ka dashur të jetë nën ndikimin e pjesës jashtë, “për të shmangur konfuzionin”. Aktorja rrëfeu se nuk e kishte menduar finalen, aq më tepër që përkufizohet si person që nuk i pëlqen të qëndrojë shumë mbyllur.
Egla: Këtu gjëja sjell gjënë dhe ti i rri problemit, gëzimit, hallit se çdo gjë shkon zinxhir e këto quhen përvoja. Por, unë isha “all in” në këtë Big Brother e kështu jam dhe në jetë se zakonisht nuk kam kacabuj për të fshehur.
Dhe ndalet te opinionistja Ori…
Rasti i Orit, nuk ishte lojtari që më ofendoi, por Ori brenda fjalisë që më kompozoi, më tha “mashtruese” pa dashje, në thonjza… Ti po vë në dyshim ca gjëra që unë i quaj vlera.
Pjesa e nxehtë, çfarë mendon Egla për Romeon?
Mendoj që Romeo ka një zemër të madhe e të mirë. Pavarësisht ulje-ngritjeve, zemra e mirë është veti që unë çmoj. Ka dëshirë të njohë vlerat e t’ia ngjisë personave që mban afër në jetën e tij. Ende ka punë për të bërë drejt vlerave, por është në rrugën e duhur.
Po për çiftin Romeo-Heidi?
Shpresoj që si çift të jenë të lumtur!/gsh