Ndarja e Arbër Çepanit dhe Arnita Beqirajt, ‘lëvizja’ e fundit e ish-çiftit
Arbër Çepani dhe Arnita Beqiraj ishin në lidhje dashurie prej gati 3 vitesh, mirëpo duket se edhe kësaj romance i ka ardhur fundi.
Kur regjisorja ishte pjesë e “Dancing with the Stars”, të dy elektrizuan skenën në një kërcim sensual, duke treguar publikisht dashurinë e tyre. Por, urimi publik mungoi nga Arnita për Arbrin i cili ditët e fundit festoi ditëlindjen, duke i vënë ‘vulën’ ndarjes së tyre. Po ashtu, nëse i hidhni një vëzhgim Instagram-it të secilit, vihet re se Arbri dhe Arnita kanë fshirë çdo gjurmë të njëri-tjetrit.
Kujtojmë se pak kohë më parë Arnita foli për thashethemet e ndarjes mes saj dhe partnerit. Ajo u shpreh se mes tyre ka pasur ulje-ngritje, por pa dhënë më shumë detaje.
“Unë dhe Arbri kemi një histori dashurie të gjatë në kohë dhe të madhe sigurisht, nuk besoj se ka histori dashurie që nuk ka luhatjet ose dallgët e tyre, por është gjithmonë e rëndësishme kur ato gjejnë rrugën për të shkuar tek njëri-tjetri”.
Sikurse duket, kriza mes tyre është përfundimtare!/OraNews