“Ke shitur veten”- Egla debaton me Romeon: Po e shqyen fytyrën…
Menjëherë pas spektaklit, ku Romeo, Juli, Egla, Heidi dhe Meritoni u shpallën zyrtarisht finalistë, në shtëpi rinisën debatet.
Egla u përplas me Romeon, të cilin e akuzoi se “po sillet si Meritoni”. Ndërsa banori iu drejtua duke i thënë se “ka shitur veten në lojë”.
Egla: Pse ke futur duart te jastëku im?
Romeo: I futa te jastëku i të gjithëve o zemra
Egla: S’më sqarove që ishe te të gjithë
Juli: O Egla, po kemi kërkuar moj
Romeo: Çfarë do, qetësohu o zemra
Egla: Jam e qetë
Romeo: E kupton se çfarë po thotë ore, çfarë muhabeti o plak
Egla: Romeo, ti nuk ia vlen
Romeo: Ma kanë thënë shumë në jetë këtë o zemra, si ty ma kanë thënë shumë
Egla: Nuk ia vlen. Unë nuk ua them zakonisht robve, por ti nuk ia vlen vërtetë. Ti je prishur rrugës
Romeo: Kurse ti ke shitur veten zemra
Egla: Ndërsa ti je thartuar rrugës
Romeo: O lali, po hajde se ajo je
Egla: O zemra, po e shqyen fytyrën
Romeo: Të të hanë atë… djathin
Egla: Po bëhesh si Meritoni. Nuk e di çfarë halli ke
Romeo: Sa keq e nxjerr veten me këtë gjë që the tani/
/OraNews