Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho, pjesë e eventit madhështor mbretëror
Mbreti Charles III ka marrë pjesë në një mbrëmje gala, e cila u zhvillua për nder të Sir Antonio, i cili u largua pas 22 vitesh si drejtor muzikor në Shtëpinë e Operës Mbretërore. Po ashtu ai shërbeu edhe si dirigjent në kurorëzimin e Mbretit vitin që shkoi.
Pjesë e këtij eventi madhështor ishte edhe sopranoja e njohur shqiptare, Ermonela Jaho, e cila ka korrur majat e suksesit nëpër botë për disa vite. Jaho ka qenë disa herë pjesëmarrëse në Operën e Pallatit Mbretëror me role, të cilat janë vlerësuar maksimalisht nga kritika. Debutimin e parë atje sopranoja e ka bërë në vitin 2008, por pavarësisht, lidhja e saj me audiencën e Londrës vazhdon që të jetë shumë e rëndësishme për të.
Ndërkohë kujtojmë që në vitin 2017 nga kjo opera u realizua një dokumentar për jetën dhe arritjet e artistes shqiptare.
/LIVING