“Po nuk bie në nivelin e Gracianos unë se…”/ Agravon debati mes Meritonit dhe Heidit
Marrëdhënie e Meritonit dhe Heidit vijon të jetë e tensionuar.
Marrëdhënie e Meritonit dhe Heidit vijon të jetë e tensionuar. Dyshja është përplasur pasditen e sotme dhe gjithcka nisi në momentin që Heidi ndërhyri në debatin mes Merionit dhe Eglës, duke mbrojtur këtë të fundit.
Teksa kanë qenë në dhomën e ndenjës, Franceska ka akuzar Heidin se ajo e ka etiketuar Meritonin me fjalët më të rënda, duke e quajtur përndjekës dhe manjak.
Pjesë nga biseda në dhomën e ndenjës:
Meritoni: Po unë të të jap ty ndonjë epitet apo etiketim, si do ndiheshe ti? Ta kisha dhënë një por më vjen keq prej Romeos.
Heidi: Ma thuaj njëherë cfarë? Një ide, se jam kurioze.
Meritoni: Po nuk bie në nivelin e Gracianos unë se ta kisha dhënë një që…
Heidi:Aaaa e kapa cila është, faleminderit. Për mua është sikur e the.
Meritoni: Merre si të duash.
Heidi: Kjo për mua është e rëndë sepse unë nuk e kam bërë atë që ka thënë Graciano.
Meritoni: Bionde nuk bie në nivelin e Gracianos.
Heidi: Në momentin që thua se nuk ta them prej Romes dhe më thërret mua bionde, nuk më pëlqen.
Meritoni: Po ti bionde je, po flas në konceptin e mendjes. Batutat në Kosovë i bëjnë për biondet.
/gsh