ShowBiz

“Për shëndetin e familjes”/ Banorët lënë pas hatërmbetjet, ngrenë dolli me tekila

Mbrëmë gjashtë banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP” kanë patur mundësinë që të bëjnë një festë

Mbrëmë gjashtë banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP” kanë patur mundësinë që të bëjnë një festë. Pasi Meriton Mjekiqi shtypi butonin e kuq, Vëllai i Madh u tha atyre se në oborr mund të përgatisnin koktej.

Julian Deda, Egla Ceno, Françeska Murati, Heidi Baci, Romeo Veshaj dhe Meritoni kanë ngritur dolli dhe kanë kërcyer me njëri-tjetrin.

“Gëzuar, për shëndetin e familjes”, thanë në një moment Juli, Romeo dhe Heidi teksa bënë gëzuar me tekila.

Ndërkohë tre vajzat që kanë mbetur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri e kanë ndezur atmosferën me kërcimet e tyre.

Duket se mbrëmë banorët i kanë lënë pas hatërmbetjetet me njëri-tjetrin dhe kanë shijuar në maksimum festën. / G SH

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button