Mega operacioni i SPAK/ “Ka urdhër arreste dhe nuk e dimë nëse janë arrestuar”, Karamuço zbulon detajet: Janë 34 emra që nuk dihet ende
Ervin Karamuço bëri të ditur se në listën e mega operacionit të SPAK, janë edhe 34 emra që nuk dihet ende kush janë. Këtë deklaratë Karamuço e bëri në një emision televiziv.
“Tek ajo listë mungojnë 34 persona. Nuk i dimë ende kush janë. Ka urdhër arreste dhe nuk e dimë nëse janë arrestuar. Shumë makina të RENEA-s janë ende në lëvizje, sepse operacioni është në vijim. Kanë dalë 16 emra, por janë dhe 34 të tjerë në listë. Ka kontrolle banesash, lokalesh, ka ndjekje personash. Dihej që do të zhvillohej një operacion i madh. Ka pasur sinjale për dekonspirim, por nuk diheshin emrat, ndaj nuk mendoj se ka dekonspirim për emrat. Pak kush e di se kujt policia do ti shkojë në shtëpi për ta arrestuar.”, tha Karamuço./SOT.COM.AL