Lajme

Dashuronte një vajzë greke, adoleshenti shqiptar rrëmbehet dhe dhunohet për më shumë se tre orë! 17-vjeçarin e futin në bagazhin e makinës dhe…

Një 17-vjeçar shqiptar në Spartë të Greqisë është rrëmbyer nga të afërmit e të dashurës së tij dhe më pas është rrahur për rreth 3 orë.

Sipas mediave greke, babai i të miturit ka deklaruar se djali i tij ka pasur një flirt me një shoqe klase, por prindërit e saj kanë qenë kundër kësaj marrëdhënie, vetëm për shkak të origjinës shqiptare.

Sipas asaj që ka thënë babai i 17-vjeçarit, i mituri ka marrë një telefonatë nga vëllai i vajzës dhe ka shkuar për ta takuar atë.

Aty ai është sulmuar ashpër nga dy persona, të cilët më pas e kanë kapur dhe e kanë futur në bagazhin e një makine, dhe më pas e kanë rrahur, shkruajnë mediat greke.

Adoleshenti shqiptar është dërguar në spital, ku është shtruar prej disa ditësh, ndërsa ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike, ndërsa si pasojë e plagëve të marra, ai ka humbur dëgjimin në veshin e majtë.

Sipas mediave greke, babai i vajzës, i cili disa vite më parë kishte vrarë nënën e tij në Dyros, është arrestuar së bashku me djalin e tij dhe një person tjetër për rrëmbimin dhe rrahjen e 17-vjeçarit./PANORAMA TV”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button