A është kënga e re e Era Istrefit dedikim për Amir Rrahmanin?
Qoftë në muzikën shqiptare, qoftë në atë botërore, dëgjuesit i lidhin gjithmonë tektet me jetën e tyre e tyre personale.
Këngë për ndarje? Dedikim për ish-in.
Këngë për dashurinë? Dedikim për partnerin.
Këngë për depresionin? Dedikim për veten.
E kështu me radhë. Ndonëse, po, është e vërtetë që shumë artistë shkruajnë dhe frymëzohen nga ajo që u ndodh, ka të tjerë që nuk pasqyrojnë jetën në artin e tyre.
Gjithë kjo parantezë, për të ardhur te lajmi që Era Istrefi publikonte sonte pasdite këngën e saj të re. Titulli? “Më humbe.” Shumë ngacmues dhe sigurisht i dedikohet një ish-partneri.
Publikimi i kësaj këngë vjen në një kohë interesante: Era ka pak javë që është ndarë nga futbollisti Amir Rrahmani. Kështu dëgjuesit lexojnë nën rreshtat e kësaj këngë një dedikim për ndarjen e tyre.
Në një video që ka ndarë në TikTok me një pjesë të kësaj kënge, thuhet:
“Du me dit ku e le dashninë për ne.
Edhe pse je larg me mendje ti tek unë je.
Projekti i ri pason “Mona Lisa”, ku Era gjithashtu i këndon ndarjes.
Po s’e kom prit që rrugët kena mi nda
Ndër të tjera ajo shprehet se për të ka qenë i vetmi dhe ai pa të do të ndihet i vetëm.
Se veç njo jom and you know it.” / OraNews