“Tani je në lojë, mos ça kokë se e ke shok, jepi gaz” / Kush po e fryn Meritonin kundër Romeos
Pas shpalljes së Romeo Veshajt si finalisti i parë i këtij edicioni të “Big Brother VIP3”, banorët kanë nisur diskutimet se si do jetë vazhdimësia
Pas shpalljes së Romeo Veshajt si finalisti i parë i këtij edicioni të “Big Brother VIP3”, banorët kanë nisur diskutimet se si do jetë vazhdimësia.
Gjatë një bisede me Meriton Mjekiqin, Shkëlqim Bega e këshillon moderatorin e njohur që tani e tutje ‘t’i japë gaz lojës së tij’. Ai shprehet se tashmë shoku i tij është në finale dhe Meritoni duhet që të ‘mos çajë kokë për njëri’.
Pjesë nga biseda:
Çimi: Shokun tënd e ke në pod, apo jo?
Meritoni: Po
Çimi: Tani je i vetëm. E ke shok, e ke vëlla, edhe unë e kam shok, nesër do takohemi e do hamë darkë kur të jemi jashtë Big-ut, por tani jemi në lojë. Jepi gaz, kush të dalë para. Nuk ka më Meriton hajt mos t’i prish qejfin këtij…/gsh