ShowBiz

Plas “lufta” në mes të natës në shtëpi, çfarë ndodhi mes banorëve

Vetëm pak ditë na ndajnë nga finalja e madhe e këtij edicioni të tretë të “Big Brother VIP”

Vetëm pak ditë na ndajnë nga finalja e madhe e këtij edicioni të tretë të “Big Brother VIP”. Gjashtë banorë janë tashmë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Françeska Murati, Meriton Mjekiqi, Egla Ceno, Heidi Baci, Romeo Veshaj dhe Julian Deda, ku këto të fundit janë dy finalistët e parë.

Ndërkohë katër banorët e tjerë janë në një televotim, ku publiku do të vendosë se kë dëshiron të shohë në finale.

E teksa të gjithë po presin 25 majin, banorët duket se kanë vendosur që t’i shijojnë në maksimum këto ditë në shtëpinë e “Big Brother VIP3”.

Mbrëmë Juli ka shkuar te krevati i Françeskës dhe nuk donte t’a linte të flinte, pasi ajo një natë më parë nuk e kishte lënë të flinte atë. Murati e gjuan me jastëk dhe më pas aktori bën të njëjtin veprim.

Nga ana tjetër, Meritoni shkon pranë Eglës dhe e thërriste: “Eglaaaa, Eglantushi i shtëpisë, kaçurrelsja e mirë e shtëpisë”.

/gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button