Life Style

“Për çdo gjë qan…”/ Paloma komenton banorët e “BBV3”: Romeon mund ta fusësh shumë shpejt në grackë!

Ajo komentoi banorët e “BBV3”, duke analizuar edhe situatat e këtij sezoni të Big Brother

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.

Kanë kaluar tashmë mbi 100 ditë nga nisja, teksa finalja e këtij edicioni të “Big Brother” është më 25 maj. Ndërkohë, lufta sa vjen e bëhet edhe më e fortë, teksa banorët duan të fitojnë çmimin e madh. E ftuar sot në “Big Brother Radio” ishte ish-banorja e “BBV1” dhe gazetarja Paloma. Ajo komentoi banorët e “BBV3”, duke analizuar edhe situatat e këtij sezoni të Big Brother. Lidhur me Romeon, ajo u shpreh:

Romeo është emocional. Shumë djalë i mirë, por jo për atë lojë. E do pak dinak, nuk është, nuk e ka Romeo në karakter dinakërinë. Ata janë djem që i dua shumë fort, por Romeo nuk e gjen veten te kjo loja, është shumë emotiv, për çdo gjë preket e qan, mund ta fusësh shumë shpejt në grackë./TAR

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button