Life Style

“Nuk shoh dashuri…”/Paloma analizon lojën e Julit dhe Eglës: “Kryefjala është…”

“Nuk i kam besuar Heidin dhe Romeon. Nuk shoh kimi te ata të dy.”

ftuar sot në “Big Brother Radio” ishte ish-banorja e “BBV1” dhe gazetarja Paloma. Ajo komentoi banorët e “BBV3”, duke analizuar edhe situatat e këtij sezoni të Big Brother. Lidhur me Julin, ajo u shpreh:

Mua më ka pëlqyer Juli. Është njeri i qetë. Kemi pritur shumë humor nga Juli, por shtëpia nuk kishte hapësirë për humor. Imitime ka bërë… Juli është shumë dinak, duket si Iliri. Kanë ngjashmëri të paparë në tip e në sjellje. Egoist, edhe Iliri më shumë vajza kishte mikesha në Big Brother…

Lidhur me Eglën, ajo u shpreh:

Egla më pëlqen edhe pse e kam paragjykuar. Ka luftuar shumë për atë finale. Egla është kryefjala, duhet të ketë një vlerësim për zhurmën që na ka dhënë…

Sa i përket pjesës se sa beson tek lidhja e Heidit me Romeon, ajo u shpreh:

Nuk i kam besuar Heidin dhe Romeon. Nuk shoh kimi te ata të dy. Është një lidhje shumë e ftohtë, s’kanë pikë lidhje me njëri-tjetrin. Shikoj se lidhja e tyre nuk do zgjasë jashtë. Duket Romeo që nuk e ka atë ndjesi, është shumë e dukshme… Aty nuk shoh dashuri./gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button