Lajme

Silva Caka, ish-deputete e LSI-së, emërohet zv. ministre e Brendshme

Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka emërohet zv.Ministre e Brendshme. Kjo është një lëvizje surprizë që vjen nga kabineti i ri qeveritar ‘Rama 4’.

Aktualisht Caka ka qenë anëtare e këshillit bashkiak të Tiranës, nën siglën e Partisë së Lirisë, ndërsa pak ditë më parë kishte dhënë dhe dorëheqje.

Kujtojmë se Caka ishte e para në listën e Partisë së Lirisë, si kandidate për deputete në zgjedhjet e 11 majit.

Pak kohë më parë, një tjetër lëvizje e bujshme ishte dhe ajo e Endrit Brahmllarit, i cili iu bashkua Partisë Socialiste.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button