Life Style
Monika Lubonja refuzon të komentojë Eglën në Big Brother: Nuk kam dëshirë të flas për të
Aktorja Monika Lubonja ka qenë pjesë e Big Brother VIP Albania në edicionin e parë.
Ajo ishte e ftuar së fundmi në ‘Big Brother Radio’, ku ka komentuar situatat e fundit në shtëpi.
Megjithatë, ish-konkurrentja refuzoi të fliste për një nga banorët brenda.
Bëhet fjalë për aktoren Egla Ceno.
“Nuk kam dëshirë të flas për Eglën. Unë e vuaj shumë momentin që gratë më sulmojnë dhe nuk do ta përkrah kurrë një grua sulmuese ndaj një tjetre”, u shpreh ajo.
E njëjta theksoi: “E shoh në treshe, kam frikë mos është edhe në dyshen finale”.
Deri më tani në finale kanë shkuar dy banorë: Romeo Veshaj e Julian Deda. /Telegrafi/