Life Style

“Heidi më kujton Beniadën…”/ Paloma në “Big Brother Radio”: Ajo lojë do këllqe!

Ajo komentoi banorët e “BBV3”, duke analizuar edhe situatat e këtij sezoni të Big Brother

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”

Kanë kaluar tashmë mbi 100 ditë nga nisja, teksa finalja e këtij edicioni të “Big Brother” është më 25 maj. Ndërkohë, lufta sa vjen e bëhet edhe më e fortë, teksa banorët duan të fitojnë çmimin e madh. E ftuar sot në “Big Brother Radio” ishte ish-banorja e “BBV1” dhe gazetarja Paloma. Ajo komentoi banorët e “BBV3”, duke analizuar edhe situatat e këtij sezoni të Big Brother. Lidhur me Heidin, ajo u shpreh:

Heidi më kujton pak Beniadën. Mendoj që e ka kaluar lehtë këtë gjë mbi kurrizin e të tjerëve. Ajo lojë do nerva, do këllqe. Në shumicën e rasteve është parë Heidi… Ajo ka fituar zemrat e publikut, sepse kur Romeo e ka patur gabim, ajo nuk e ka përkrahur. Luftë nuk ka bërë fare./gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button