Life Style

“U ndje pak më euforik dhe i fortë…”/Çfarë do t’i thoshte Drini Zeqo Gracianos nëse do ta kishte përballë?!

“Hyrja e tij për herë të dytë i dha atij një avantazh që ta justifikonte veten…”

ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë ish-banori, Drini Zeqo për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e tij për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.

Nëse do ta kishte përballë Gracianon duke marrë parasysh edhe situatat që ndodhën çfarë do t’i thoshte Drini?

Ai është i pjekur, është i rritur dhe kërkoi falje. Duhet të besoj se ai e ka bërë çdo gjë për një qëllim të caktuar dhe kur je aty brenda disa qëllime justifikohen. Pra qëllimi ka qenë loja. Hyrja e tij për herë të dytë i dha atij një avantazh që ta justifikonte veten. Graciano thjesht i kaloi pak limitet, u ndje pak më euforik dhe më i fortë seç duhet sidomos kur dolën përpara tij edhe Roza dhe Erjola.

Ai kërkoi ndjesë kështu që mendoj se në cilindo lloj rasti kur kërkohet ndjesë ajo është e mirëkuptuar pavarësisht nëse tjetri e fal apo jo. Se çfarë do të kishte bërë ndryshe ai, këtë nuk e di por unë aty brenda i justifikoj të gjithë. 

Pse mendon Drini se Graciano zgjodhi të vepronte në atë formë?

Graciano atë zgjodhi që të bënte pastaj të mos harrojmë edhe një gjë që ai nuk është se ishte një njeri që nuk e kanë vënë në lojë dhe nuk e kanë ngacmuar, ironuziar dhe penguar. Ai është gjendur përballë këtij presioni për të bërë çfarë mund të bënte aty brenda./gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button