Uncategorized

“Ti e ke shok babain e Heidit”/ Françeska-Julit: Ai të ka thënë ty kujdes…

Fraçeska Murati mendon se Julian Deda është shok me babain e Heidi Bacit jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP3”

Fraçeska Murati mendon se Julian Deda është shok me babain e Heidi Bacit jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP3”, sepse te dy janë shkodranë.

Gjatë një bisede me aktorin, banorja i tha këtij të fundit se para që të hynte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, babai i Heidit dhe Juli janë takuar, ndërsa aktori i ka dhënë fjalën Gentit që do të kujdeset për Heidin.

Sipas Françeskës, kjo është arsyeja që Juli e ka mbrojtur Heidin që ditën e parë në këtë reality show, megjithëse një gjë e tillë u mohua nga ana e banorit.

Pjesë nga biseda:

Françeska: Ti e ke shok babain e Heidit!

Juli: Jo nuk e njoh fare! Po mirë e kam shok, çfarë problemi ka?

Françeska: Prandaj e mbron ti Heidin se i ke dhënë fjalën babait të saj para se të futesh në këtë shtëpi që ti do të kujdesesh për Heidin

Juli: A e thua seriozisht këtë apo po tallesh?

Françeska: Po seriozisht.

uli: Uaaa

Françeska: Jo me mua Juli se unë i zbuloj të gjitha gjërat. Ti e ke shok babain e Heidit. Te dy jeni shkodran dhe ti kur e more vesh që Heidi do u fuste në “Big Brother” keni kontaktuar me njëri-tjetrin

Juli: Me kë moj?!

Françeska: Ai të ka thënë ty kujdes vajzën dhe ti ke thënë patjetër. Prandaj ti e mban afër atë vajzë që ditën e parë

Juli: Me kë kam kontaktuar?

Franceska: Juli të kam zbuluar / G SH

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button