Ndahet nga jeta në moshën 119-vjeçare gruaja më e vjetër në Greqi
Gruaja më e vjetër në Greqi vdiq në moshën 119-vjeçare. Ajo jetonte në Paidochori në komunën Apokoronou në Chania.
Sipas mediave greke, Eleni Baroulaki ka ndërruar jetë mbrëmjen e së martës.
Komuna e Apokoronou lëshoi një njoftim për vdekjen e saj dhe i referohet parimeve me të cilat ajo u rrit dhe u dha fëmijëve të saj, të cilët ishin pranë saj deri në momentin e fundit.
Komuna e Apokoronou në njoftimin e saj thotë:
“Me respekt i themi lamtumirën më të moshuarës në vendin tonë, Irini Baroulaki, e cila u nda nga jeta në moshën 119 vjeçare. E ndjera ka lindur, ka krijuar familje dhe ka jetuar gjatë gjithë jetës në Komunën tonë, në Paidochori Apokoronou.
Mënyra e saj e jetesës dhe virtytet e saj janë model për ne dhe shembull për t’u ndjekur.
Shprehim ngushëllimet tona për të afërmit e saj dhe qoftë i lehtë dheu i tokës Apokoronio që do ta mirëpresë.
Kujtimi i saj është i përjetshëm”. /vizionplus.tv