Life Style

Mbani çadrat me vete/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e Enjte vendi ynë do të mbetet nën ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash dhe kthjellime.
Reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit në jug e pjesërisht në verilindje, reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët e lokalisht mesatarkryesisht në jug.

Nga orët e mesditës reshjet e shiut do të jenë prezente me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit por në juglindje kryesisht në relievet malore në intervale të shkurtëra kohore reshje shiu në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Era parashikohet të jetë juglindje – veriperëndim me shpetësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës fiton shpjetësi deri në 14-16m/sek. Valezimi në dete pritet të jetë i forcës 3-4 ballë

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 10 deri 24 °C
në zonat e ulëta 13 deri 31°C
në zonat bregdetare 15 deri 30°C/OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button