“Ka pasur ofendime, sharje! U bë kaos”/ U nda nga aktori 20 vite më i madh dhe braktisi ‘Grande Fratello’-n, Heidi zbulon si qëndron e vërteta e sherrit me Massimilianon: U përfshi edhe produksioni, kemi probleme ligjore
Heidi Baçi ka rrëfyer se gjërat mes saj dhe aktorit italian Massimiliano Varrese nuk kanë shkuar aspak mirë, duke u shprehur se ka pasur ofendime dhe sharje mes tyre.
Kam të drejtën mos të flas për atë gjë sepse janë gjëra ligjore brenda”, u shpreh Heidi Baçi gjatë një bisede me Romeo Veshajn, duke shtuar se “problemi është që unë kam pasur përplasje me të, që ka zgjatur edhe pasi dola nga shtëpia”.
Banorja u shpreh se foli nga Grande Fratello pas suprizës së babait të saj dhe u bë kaos.
Pjesë nga biseda:
Meritoni: Massimiliano po thotë që do të përplasem me Heidin në “Big Brother VIP” për arsye të tuat që i ke se janë publike.
Heidi: Është diçka që të bëjnë me realitetin tonë këtu brenda?
Meritoni: Ti reagove dhe the duhet me u marrë me të sepse ka diçka që…
Heidi: Kam të drejtën mos të flas për atë gjë sepse janë gjëra ligjore brenda
Meritoni: Çfarë gjërash? Cili është problem?
Heidi: Problemi është që unë kam pasur përplasje me të, që ka zgjatur edhe pasi dola nga shtëpia
Meritoni: Çfarë përplasjesh?
Heidi: Zënka, debate
Meritoni: Deri në çfarë shkallë
Heidi: Ofendime, sharje. Pas daljes nga shtëpia kam dhënë intervista që kam folur me linjën time, kam vazhduar me idetë e mia. Ai ka dalë më vonë, ka bërë edhe ai intervistat e veta dhe është përgjigja e tij që do të jetë përfolur. Kur janë dy televizione në mes nuk duhet të flas, nuk e them unë po e thonë avokatët
Meritoni: Çfarë ka ndodhur që shkuat deri në probleme ligjore?
Heidi: Janë probleme mes meje dhe televizionit Italian. Ka të bëjë me daljen time. Dola sepse më erdhi babi, u bë kaos
Meritoni: Paske probleme edhe me formatin edhe me personin
Heidi: Nëse kam probleme të tilla nuk mund të flas për asgjë situatë në atë format. Kam të drejtën të mos flas, ma kanë respektuar edhe produksioni.
Meritoni: Po të pyes se çfarë ka ai me ty?
Heidi: Është puna ime Meriton
Meritoni: Ky është problem, i ndërrove.
Heidi: Kam një çikë nga të dyja. Publiku i di të gjitha jashtë
/SOT.COM.AL