Fituan 100% të buxhetit/ Egla bën kërkesën e veçantë, a pranuan banorët?
Vëllai i Madh ka dërguar një zarf të bardhë ditën e sotme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Në të thuhej se banorët kanë fituar 100 për qind të buxhetit
Vëllai i Madh ka dërguar një zarf të bardhë ditën e sotme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Në të thuhej se banorët kanë fituar 100 për qind të buxhetit.
E duke qenë se tani kanë ngelur vetëm 6 banorë në “Big Brother VIP3” dhe ushqime ka mjaftueshëm në shtëpi, Egla Ceno ka bërë një kërkesë mjaft të veçantë.
Aktorja ka thënë që këtë buxhet t’a dërgojnë për bamirësi, e banorët pranuan menjëherë.
Banorë, buxheti për këtë javë është fituar 100 për qind. Në zarf do të gjeni dhe listën me produktet që mund të porosisni. Keni një orë kohë për t’a përfundur”, thuhej në zarfin e bardhë.
Ndërkohë teksa banorët shprehen se ça mund të marrin pasi ka ushqime plot, Julian Deda tregon idenë që kishte Egla.
“Egla ka një ide. Ta dëgjojmë idenë se mbase edhe mund t’a bëjmë. Nuk është ndonjë gjë e madhe. Egla ka një ide, blejmë cigaret dhe pjesën tjetër bëjmë pazar dhe ia çojmë dikujt që ka nevojë”, tha aktori i njohur.
Jemi super dakord”, thanë të gjithë banorët pasi dëgjuan kërkesën e Cenos./gsh