Life Style

Rikthimi në ekran me sloganin ‘suki-suki’? Ja çfarë zbulon Roza Lati!

Roza Lati komentoi rrugëtimin e saj dhe zbuloi planet që ka.

Kanë kaluar tashmë mbi 100 ditë nga nisja, teksa finalja e këtij edicioni të “Big Brother” është më 25 maj. Ndërkohë, lufta sa vjen e bëhet edhe më e fortë, teksa banorët duan të fitojnë çmimin e madh. E ftuar sot në “Big Brother Radio”, ish-banorja Roza Lati, komentoi rrugëtimin e saj dhe zbuloi planet që ka.

Po kënaqem, po më shplodhen sytë. Unë e fitova Big Brother tim. U kënaqa shumë. Dola nga shtëpia e Big Brother, dola dhe nga Shqipëria… Më priti mami. U çmalla kur dola. M’u kënaq syri duke parë shumë njerëz, më bënte përshtypje duke parë makina, njerëz…

Çfarë i mungon asaj nga shtëpia e “BBV3”?!

Më ka munguar humori i Julit, Romeos, lojërat, numrat artistikë…

Ndër pyetjet që bënë ndjekësit e Top Albania Radio-s në Instagram për Rozën, ishte edhe rikthimi në ekran me sloganin ‘suki-suki’. Ja si u shpreh ajo.

I shoh gjërat me lupë, mezi pres t’i kthehem ekranit, ky është profesioni im. Për ‘suki-suki’, këto ditët në vazhdim do e ndajmë për detajet…/TAR

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button