Përfundon kontrata e shumëpërfolur, Luiz Ejlli ka një mesazh për televizionin
Kontrata që fituesi i “Big Brother VIP 2”, Luiz Ejlli, firmosi me Top Channel kur ishte pjesë e formatit ka qenë një nga gjërat më të komentuara në media.
Shumë është thënë për këtë kontratë, por detajet e vërteta se çfarë ajo përmbante nuk janë zbuluar kurrë.
Ditën e sotme ajo ka përfunduar pas një viti dhe Luizi ka vetëm dy fjalë për kompaninë mediatike: “Faleminderit për bashkëpunimin një vjeçar”.
Ai ka publikuar një foto në Instastory nga koha kur ishte në reality-show shoqëruar me falenderimin për Top Median me një tag dhe këngën “Wind of change” të Scorpions.
Nuk dihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Luizit, por shumë raportime e lidhin me Kosovën. Qarkullojnë zëra se ai do jetë opinionist i “Big Brother VIP Kosova”, ndonëse ende nuk është konfirmuar a mohuar nga ai asgjë.
Sakaq, Jetmir Agaj, producenti i ”SBS Music” në Kosovë ka pranuar kohë më parë në një intervistë se Luizi do jetë në menaxhimin e tyre. Gjatë një interviste ai tha se kanë rënë dakort që Luizi të jetë pjesë e ekipit.
© SYRI.net