“Kujt do i futesh në krevat këtë herë?”/ Graciano shpërthen keq ndaj Heidit: Ti je e turpshme
Mbrëmjen e djeshme, Graciano Tagani ka patur një përplasje të fortë me Heidi Bacin
Mbrëmjen e djeshme, Graciano Tagani ka patur një përplasje të fortë me Heidi Bacin, teksa kjo e fundit ndodhej në lavanderi. Balerini i drejtohet asaj duke e ofenduar.
Sipas Gracianos, Heidi nuk di të bëjë gjë tjetër përveçse të ‘futet në krevatin’ e djemve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Këtu përmendi Romeo Veshajn por edhe ish-banorin, Fation Kuqari. Më pas Heidi është ngarkuar emocionalisht dhe ka biseduar e aktorin për debatin që pati me Gracianon.
“Ti je për turp Heidi Baci, je e turpshme sepse s’ke edukatë, s’ke norma. Kjo je ti. Të vjen keq? Mësohu t’i dëgjosh se kush je ti, mësohu dhe shko shtrihu me Romen atje, me kë do shtrihesh? Me Fationin, me Romeon apo me kë tjetër? Me kë do shtrihesh? Kjo je ti”, i tha Graciano Heidit. / G SH