Si e vlerëson Erjola romancën e Romeos dhe Heidit? Ja çfarë thotë ish-banorja për romancën e tyre
“Nuk kam parë ndonjë kimi që…”
Erjola Doçi ka qenë e ftuar ditën e sotme në “Big Brother Vip Fun Club” për të folur rreth eksperiencës së saj brenda shtëpisë së “Big Brother”.
Moderatorja ka qenë e eleminuara e mbrëmjes së djeshme nga një eleminim i dyfishtë i “Vëllait të Madh”.
Gjatë intervistës Erjola ka folur edhe rreth lidhjes së Romeos dhe Heidit, një nga çiftet më të përfolur të këtij edicioni. Ish-banorja ka treguar se çifti kanë kimi me njëri-tjetrin dhe shkojnë shumë bashkë por ajo nuk e ka ndjerë emocionin që i fal një çift të dashuruarish.
“Nuk kam parë ndonjë kimi, jua kam thënë dhe në sy. Ajo dashuria e çiftit nuk e kam ndjerë shumë në muret e shtëpisë por kiminë shkojnë shumë bashkë janë të pashëm” tha Erjola për romancën e tyre.
Erjola ka vlerësuar me notën 10 lidhjen e çiftit në aspektin fizik të tyre dhe me notën 6 ndjesitë e tyre duke theksuar se nuk është në zemrat e tyre por është thjesht një mendim i saj.
/gsh