Life Style

Parashikimi i motit, kthjellime dhe alternime vranësirash

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e dielë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare e hera herës të dendura nga orët e mesditës deri ato të pasdites më së shumti në zonën e jugut.

Në zonën e jugut reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra si dhe lokalisht breshër.

Në zonën e qendrës reshje kryesisht në orët e mesditës deri ato të pasdites vonë.

Nga orët e mbrëmjes ndërprerje të reshjeve në të gjithë territorin.

Mjegullinë përgjatë zonave luginore nga orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim perëndim me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era me shpejtësi 6-9 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button