“Nuk e meriton finalen”/ Romeo për debatin me Eglën: Si t’ia vërtetoj një gruaje që kam këllqe
Nuk e meriton finalen”, këto fjalë të Eglës kanë acaruar Romeon, tashmë finalistin e parë të Big Brother VIP.
Romeo u shpreh se bamorja ka tre ditë që i përmend finalen.
Nga ana tjetër Egla ka vijur sërish edhe pas debatit në Prime, me ofendime ndaj tij.
Romeo: Kjo gjë mu më duket si teatër. Këtu thuhet të kam xhan edhe këtej shpërlahen nga robt. Më vjen zor të futem në një debat, qoftë edhe për t’i ndarë.
Egla: Fol për veten.
Romeo: Pas prime-t kam pasur një debat me Gracianon, dhe Egla i ka thënë e ke gabim.
Egla: Është skemë thash.
Romeo: Unë e kuptoj çfarë teatri bën kjo. Më pas ka nisur të ofendojë, që ti je pa shtyllë kurrizore, nuk e meriton finalen.
Egla: Je patetik, s’ke këllqe.
Romeo: Kush flet për patetizëm?! Të nesërmen i them Eglës që për atë fjalë që ka thënë s’e meriton kurrë finalen. Më mirë mos ta kishte bërë atë zgjedhje që e bëri për interesat e veta. Degradon situata dhe më thotë nuk e meriton…
Egla: Dhe s’ke këllqe.
Romeo: I lejohet ta thotë se është grua. Ti ma përmend atë gjë si nder, si mund të të zgjedh unë ty?! Pasi më tha që s’merrej me mua dhe nisi të bënte debat me Gracianon. Zgjohet në mëngjes dhe më thotë që s’kam këllqe. Si mund t’ia tregoj unë burrërinë një gruaje?
Egla: Tregoja vetes, jo një gruaje.
Arbri: Unë kam një përshtypje për marrëdhënien e tyre. Deri diku Egla ka të drejtë që pret një lloj respekti nga Romeo dhe nga një fjalë që ai e ka thënë pak kohë më përpara. Ajo me të drejtë thotë që mund të zgjidhte dhe dy të tjerë. Me të drejtë ngriti një pretendim. Egla më shumë se me fjalë, foli me një vepër. Nga krahu tjetër të zgjedhësh Julin, që nga fillimi i këtij programi ke pasur përplasjet më të mëdha… Ose ke frikë që Egla të të vijë në finale dhe e sheh Julin më të dobët prandaj e thua Julin. Me të drejtë pretendonte atë që pretendon dhe u mërzit.
Ori: Unë mbaj mend që nga fillimi që shumë situata ka qenë Romeo që i ka dalë në mbrojtje Eglës. Ky rast më kujton dhe atë që Egla tha pse më zgjodhe të tretën. Teksa Romeo kërkonte falje, Egla i ktheheshe që kërtë s’e ka bërë për falje. S’më duket ndonjë çudi e madhe të pretendosh…
Egla: Jam dakord me Arbrin, më vjen keq.
Romeo: Njëherë thotë që s’e bëri për mua por për publikun, pastaj thotë që e bëri për mua, pastaj ofendon dhe më tregon këllqet e burrërinë. Në momentin që një grua më tregon këllqet, si t’ia tregoj këllqet?/OraNews