Life Style

Çfarë i ka thënë Rita Lati pas daljes nga shtëpia dhe pse vendosi Roza të ndryshonte strategjinë e lojës së saj?!

Roza ka treguar më shumë detaje nga eksperienca e saj në shtëpinë më të famshme dhe jo vetëm kaq…

ftuar ditën e sotme në “Big Brother VIP Fan Club” ka qenë ish-banorja, Roza Lati. Moderatorja e njohur përfundoi rrugëtimin e saj mbrëmë pas një nominimi përballë Françeskës, Heidit dhe Erjolës. Roza ka treguar më shumë detaje nga eksperienca e saj në shtëpinë më të famshme dhe jo vetëm kaq…

Mora dashuri nga të gjitha këndvështrimet dhe dimensionet. 

A i vjen keq Roza Latit që u eleminua kaq pranë finales së madhe më 25 maj?

Jo.

Kishte pritshmëri ajo vetë se do të ishte pjesë e finales?

Duke parë se si po luhej loja e bëra të qartë vetë që jua kam falur finalen, shtëpinë dhe bukën. 

Që në fillim të rrugëtimit në shtëpinë e BBV, Roza Lati e bëri të ditur se ka hyrë, do të provokojë dhe do të ngacmojë me pyetjet duke qenë se e tillë është edhe natyra e saj por me kalimin e kohës ajo u duk sikur u tërhoq dhe nuk vazhdoi më me të njëjtin ritëm. Çfarë ndikoi tek ajo?

Kur ka qenë dita e surprizave të çuditshme, kur hyri mami dhe ne duhet të bënim sikur nuk e shihnim. Në oborr ishte ulur afër Julit dhe shihja atë për të lexuar me bisht të syrit nënën time. Me aq sa pashë ishte e dobësuar dhe nuk më erdhi fare mirë. E di që ajo i përjeton gjërat. 

Çfarë i ka thënë Rita Lati pas daljes nga shtëpia vajzës së saj?

Tani që dola, ju mbushën sytë me lot dhe më tha jam shumë krenare për ty. Ke fituar zemrën e publikut më tha. Për mua kjo është arritje, unë e kam fituar Big Brother-in tim. /gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button