“Ti je truri, Romeo është zemra”/ Roza komplimenton banorin: Je superlojtar
Roza Lati dhe Julian Deda kanë patur debate të shumta në fillim të “Big Brother VIP3”
Roza Lati dhe Julian Deda kanë patur debate të shumta në fillim të “Big Brother VIP3”. Por me kalimin e ditëve, dy banorët patën një rrugëtim të qetë me njëri-tjetrin, ku herë pas here kishte edhe zënka.
Pavarësisht debateve që patën pak ditë më parë, moderatorja i ka bërë mbrëmë disa komplimente aktorit. Sipas saj, ai ‘është një superlojtar’ dhe se ‘është finalist për t’a fituar’.
Gjithashtu Roza bën edhe një krahasim me Romeo Veshajn, për të cilin thotë se nuk ka patur një rrugëtim të lehtë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
“Mendoj se janë krenarë të gjithë me ty. Unë mendoj se je finalist për t’a fituar. Ti je superlojtari. Sepse ke trurin më të zgjuar dhe analizat e tua kanë dalë gjithmonë, por Romeo e ka patur më të vështirë këtë Big Brother. Ti je truri, Romi është zemra. Dhe fiton ajo që është në mes, midis trurit dhe zemrës është Roza”, tha Lati./gsh