Life Style

Situatë kaotike/ Ç’po ndodh në Eurovision? Franca anulon provat, Holanda përjashtohet

Situata në Malmö është kaotike, pas përjashtimit të Holandës dhe përfaqësuesit të saj, Joost Klein nga finalja e Eurovizionit. Por jo vetëm kaq. Edhe Irlanda nuk e ka bërë provën finale për arsye që nuk u sqaruan plotësisht, ndërsa Franca e ndërpreu për të dërguar një mesazh për luftën në Lindjen e Mesme.

“Kur isha fëmijë ëndërroja muzikën. Kam ëndërruar të bëhem këngëtar dhe të këndoj për paqen këtu. Çdo artist këtu dëshiron të këndojë për dashurinë dhe paqen. Ne duhet të bashkohemi përmes muzikës, po, por me dashuri dhe paqe”, tha Slimane kur ndërpreu provën.

Sipas informacioneve nga Malmo, Suedia, Greqia, Irlanda dhe Zvicra nuk e kanë bërë parakalimin e flamurit. Ndërsa vende – si Spanja dhe Estonia – kërcënuan të largoheshin në minutën e fundit, por nuk e çuan deri në fund kërcënimin e tyre. Në një deklaratë, Televizioni Publik i Spanjës vuri në pikëpyetje besueshmërinë e Eurovision 2024.

Finalja e Madhe e Eurovizionit të 68-të do të vazhdojë me 25 këngë pjesëmarrëse. Por nga grupi, mungon edhe Shqipëria, pasi kënga e Besa Kokëdhimës, Titan nuk arriti që të kualifikohej për në finale. Fituesi i mbrëmjes së sotme do të përcaktojë edhe vendin se ku do të mbahet spektakli vitin që vjen, por më e favorizuara, të paktën deri më tani është Kroacia, Italia dhe Greqia./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button