Rajoni

“Nisin ethet e negociatave”, Mickoski pret Taravarin, shqiptarët kërkojnë drejtimin e kuvendit

Nisën këtë të shtunë negociatat mes partisë fituese të zgjedhjeve VMRO/DPMNE dhe drejtuesit të saj, mandatarit për formimin e qeverisë së re, Hristjan Mickoski dhe koalicionit opozitar shqiptar VLEN, për formimin e shumicës së re parlamentare.

Siç mediat maqedonase raportojnë, bazuar në informacionet nga përfaqësues të palëve, fillimisht do diskutohet për parimet e këtij bashkëpunimi dhe jo menjëherë për ndarjen e pushtetit, sipas dikastereve dhe funksioneve.

Më herët është mësuar se Arben Taravari, kandidat për president në raundin e parë të presidencialeve dhe një nga liderët e koalicionit VLEN, e ka deklaruar se ai vetë do të kërkojë postin e kryeparlamentarit, që më herët mbahej nga BDI dhe z.Talat Xhaferri. Por ende nga asnjë palë, nuk flitet për ministritë që VLEN do të kërkojë në qeveri dhe as sesa të tilla do të marrë.

Gjithsesi, Mickoski, siç para zgjedhjeve e ka deklaruar, pritet që pjesë të qeverisë së tij, të ketë edhe një partner të tretë, që mund të jetë ZNAM, që mund të shpërblehet me  apo 2 ministri. Gjithsesi lideri Mickoski ka nevojë për 61 deputetë, që të sigurojë shumicën për të qeverisur vendin dhe për këtë mund ti mjaftojë bashkëpunimi me VLEN.

Të hapur një derë për bashkëpunim, ndonëse nuk ka asnjë detyrim kushtetues si koalicioni fitues mes shqiptarësh, e ka lënë edhe lideri i “Frontit Europian”, Ali Ahmeti i BDI, pavarësisht gjuhës së ashpër të vetë Mickoskit dhe presidentes së zgjedhur Davkova, gjatë të gjithë fushatës./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button