Inzagi për rekordin historik tek Interi
Rinovimi, ose më mirë le të themi zgjatja e “martesës” është thjesht një formalitet.
Cikli i tij nuk është as në mes të rrugës. Koncept që drejtuesit e Interit e kanë shprehur shpeshherë dhe me bindje në javët e fundit.
Simone Inzagi është e tashmja, por mbi të gjitha e ardhmja.
Për të arritur te zyrtarizimi i kontratës së re deri në vitin 2027 duhet thjesht të presim fundin e kampionatit, ose ditët pas festës së titullit kampion që do të zhvillohet në ndeshjen e fundit të luajtur në “San Siro” kundër Lazios.
Në mendjen e trajnerit që vendosi yllin e dytë në fanellën e Interit është ideja për të arritur një tjetër rekord historik: Jo vetëm për të kaluar ikonat e pankinës së Interit si Berselino apo Trapatoni që e kanë drejtuar ekipin për 5 vite radhazi, por për të arritur deri te miti Herrera.
Magjistari”, ai që krijoi Interin e Madh arriti të qëndronte deri në 8 sezone me klubin zikaltër.
Në ditët e sotme futbolli ka ndryshuar dhe pak trajnerë qëndrojnë kaq gjatë, por Marota dhe Zhang duan të bëjnë gjithçka për ta blinduar trajnerin aktual.
Pas Federiko Dimarkos është radha e Hakan Çalhanoglu, një prej protagonistëve të skuadrës së titullit kampion, që të bëjë tatuazh në krah dy yjet.
Mesfushori turk ka vendosur që të ketë përjetësisht me vete një prej momenteve më të rëndësishme të karrierës së tij, siç është titulli i parë kampion që korrespondonte me yllin e dytë për Interin.
Për këtë arsye, rinovimi është thjesht formalitet sepse palët kanë arritur marrëveshjen për një kontratë të re deri në vitin 2027 me një rrogë 6 milionë euro në sezon dhe bonuset.
Trajneri e ka merituar në fushën e lojës rritjen e pagës pasi zhvilloi një sezon të jashtëzakonshëm këtë vit duke dominuar në Itali.
Mëkati më i madh ishte eliminimi nga Champions-i, ku do të provojë në sezonin e ardhshëm.
Interi ka ndërmend që të ndërtojë një skuadër kompetitive për t’ia besuar pikërisht këtë projekt trajnerit Simone Inzagi.
Ai mori drejtimin e zikaltërve pas sezonit 2020- 2021 kur Antonio Konte u largua në mënyrë të befasishme dhe të mistershme, pavarësisht se kishte ende një kontratë me klubin zikaltër.
Inzagi përveçse ka marrë rezultate ka bërë një lojë që rrallë herë është parë në “San Siro”./OraNews