“Kush del të shtunën nga BBV?”/ Juli zbulon banoren më të rrezikuar nga eliminimi
Roza Lati, Heidi Baci, Françeska Murati dhe Erjola Doçi janë në nominim
Roza Lati, Heidi Baci, Françeska Murati dhe Erjola Doçi janë në nominim. Njëra nga vajzat do të lërë nesër përfundimisht shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”.
Gjatë një bisede me Julian Dedën dhe Erjolën, Roza e pyeti aktorin e njohur se kush mendon që do të dalë nga shtëpia këtë të shtunë.
“Françeska vetë ose Heidi”, tha Juli i bindur, megjithëse sipas Erjolës më e rrezikuar është Françeska.
Megjithatë sipas Rozës, modelja nuk është e rrezikuar sepse ajo përfshihet shumë në debate, pavarësisht se ato janë të banorëve të tjerë.
Për mua ju të dyja nuk iu shikoj duke dalë, se kjo ka këtë gjënë…”- tha Juli.
Pjesë nga biseda:
Roza: O Juli kush del sipas teje?
Juli: Françeska vetë ose Heidi
Roza: Po sikur të dal unë
Juli: Pse do të dalësh ti? Logjike është të dalë Heidi. Çfarë është duke bërë?
Erjola: Jo, Françeska o burrë çfarë Heidi
Roza: Logjike është të dal unë sepse Françeska i shkon sherrit nga mbrapa. Ka të drejtë s’ka të drejtë i shkon sherrit nga mbrapa
Erjola: Ajo s’ka situatat e veta, do mbyllen këtë të shtunë
Juli: Për mua ju të dyja nuk iu shikoj duke dalë, se kjo ka këtë gjënë…/gsh