“E kam pritur me padurim…”/ Urimi i veçantë që Sara mori nga nëna e Bardhit: Bebi të marrë nga ty…
Dy ish-banorët e “Big Brother VIP3”, Sara Gjordeni dhe Bardhi Idrizi së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë
Dy ish-banorët e “Big Brother VIP3”, Sara Gjordeni dhe Bardhi Idrizi së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.
E teksa çifti po presin me padurim që foshnja e tyre të vijë në jetë, ditën e sotme modelja ka ndarë me ndjekësit urimin e veçantë që nëna e këngëtarit, Selvia i ka bërë asaj për bebin.
Në urimin e bërë, nëna e partnerit të saj ka treguar se zgjuarsia, guximi, urtësia, besnikëria, besimi janë disa nga anët pozitive që ajo dëshiron që bebi t’i trashëgojë nga dy prindërit e tij.
“Sa me gëzim e kam pritur këtë lajm të bukur për antarin/ën e familjes tonë që e presim me padurim. Doja t’ju uroj të gjitha të mirat e jetës për dashurinë tuaj që tani po merr formë hyjnore me ndjenjën më të bukur në këtë botë, të bëhurit prindër”– ka shkruar Selvia ndër të tjera.
/gsh