Denoncim në polici për Julin dhe Meritonin? Ja si përgjigjet vëllai i Eglës!
Beso Ceno ka qenë i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” me Erjona Rusin dhe Arjon Muçën për të folur rreth kësaj çështje
Debatet mes Eglës, Julit dhe Merionit kanë agravuar me tone të larta para dy ditësh. Egla e ka akuzuar Julin se ky i fundit e ka ngacmuar, madje duke përmendur edhe familjen e tij.
Ndërkohë që Juli i ka thënë Eglës që duhet t’i kërkojë ndjesë që ka përmendur familjen e tij, Egla është shprehur se nuk i ka aspak arsye që t’i kërkojë ndjesë. Në momentin që ka qenë tepër e ngarkuar, Egla ka shpërthyer në lot, madje është shprehur se po të kishte mundësi do t’i denonconte në polici, si Julin ashtu edhe Meritonin
Vetëm pak më parë vëllai i Eglës, Beso Ceno ka qenë i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” me Erjona Rusin dhe Arjon Muçën për të folur rreth kësaj çështje. I pyetur nëse do ketë një denoncim në polici ndaj Juili dhe Meritonit ai ëashtë shprehur se jo.
Ajo ka folur për denoncim do ketë një të tillë?
Beso Ceno: Jo atë e ka thënë në tension e sipër, ka thënë nëse do ishim jashtë, nuk duhet të ndodhë në një emision të tillë
/gsh