Avioni “Boeing” në flakë, 10 të plagosur në aeroportin e Senegalit
Telashet nuk kanë të sosur për kompaninë e avionëve Boeing. Nga flakët e rëna gjatë uljes në Senegal mbetën të plagosur 10 udhëtarë, ndërsa u shënua si aksidenti i tretë brenda një jave
Një avion “Boeing 737” ka rrëshqitur në pistë dhe është përfshirë plotësisht nga flakët në aeroportin kryesor të Senegalit, mbrëmjen e së enjtes.
Të paktën 10 persona, nga rreth 90 që ndodheshin në bord, kanë mbetur të plagosur përfshirë edhe pilotin.
Ata janë dërguar në spital menjëherë pas evakuuimit. Psagjerët thanë se avaritë u konstatuan që në nisje, në tentativën e parë për të fluturuar.
Autoritetet kanë nisur hetimet, por është ende e paqartë cfarë e shkaktoi aksidentin që rezulton I treti për këtë kompani në një javë.
të enjten, 190 persona u larguan të sigurtë në Turqi pasi njëra prej gomave shpërtheu gjatë uljes në pistë.
Kompania ka qenë nën presion të madh që prej incidentit në Alaska Airlines në janar, kur dera e avionit doli nga vendi në fluturim.
Administrata Federale në shkurt i dha Boeing 90 ditë për të dalë me një plan për të rregulluar problemet e cilësisë dhe për të përmbushur standardet e sigurisë .
Alarmi për këtë kompani nisi në fakt prej vitit 2018 dhe 2019 kur nga rrëzimi i dy avionëve u vranë 346 njerëz.
Dhjetëra të afërm të tyre kanë shtyrë qeverinë amerikane të ringrejë një akuzë penale për mashtrim./OraNews