“Pandora juaj ishte e butë”/ Françeska komenton nominimin e saj
Pas zhurmës që u krijua në shtëpi mbrëmjen e djeshme, ku Egla Ceno dhe Julian Deda u përfshinë në një debat me njëri-tjetrin…
Pas zhurmës që u krijua në shtëpi mbrëmjen e djeshme, ku Egla Ceno dhe Julian Deda u përfshinë në një debat me njëri-tjetrin, një pjesë e mirë e banorëve kanë qëndruar në ambientet e jashtme teksa kanë komentuar “Kutinë e Pandorës” e cila në spektaklin e shkuar ra në dorë të Françeska Muratit.
Banorja shprehet se të dyja “Kutitë e Pandorës” që kanë rënë në duart e Graciano Taganit dhe Sara Gjordenit nuk kanë qenë “bombë”.
Rikujtojmë se Françeska çoi në nominim Erjola Doçin, Roza Latin, veten. Bashkë me ta në nominim është edhe Heidi Baci, kjo për shkak të avantazhit që pati Egla si lidere e s shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Se cila do të largohet mbetet për t’u parë./gsh