ShowBiz
“E kërkon vetë…”/ Romeo për debatin e Julit me Eglën: E pashë atë burrin të dridhej
Julian Deda dhe Egla Ceno kanë patur mbrëmë një debat të ashpër në shtëpinë e “Big Brother VIP3”
Pas debatit të ashpër të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP3”, mes Julian Dedës dhe Egla Cenos, disa prej banorëve kanë diskutuar lidhur me situatën e krijuar.
Një prej tyre ishte dhe Romeo Veshaj i cili i shprehej Heidi Bacit se Egla i dhimbsej por sipas tij, ajo po e kërkon vet këtë gjë.
Më pas aktori shprehet se në momentin që e ka prekur Julin, teksa e ndaloi kur ai po shkonte drejt Eglës, Deda ka qenë duke iu dridhur duart.
/gsh