Lajme

Begaj e uroi në anglisht, Presidentja maqedonase i përgjigjet në shqip: Çelësi i integrimit evropian të Ballkanit qëndron në…

Presidentja e sapozgjedhur e Maqedonisë së Veriut, Gordana Sijlanovska Davkova ka falënderuar Presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj për urimin e tij lidhur me zgjedhjen e saj në krye të shtetit.

Ajo që bie në sy është fakti se Gordana Siljanovska Davkova, Presidentja e re e Maqedonisë së Veriut,  komunikon shqip me Presidentin Begaj.

Pak orë pasi ky i fundit uroi Zonjën Gordana Siljanovska Davkova për zgjedhjen në krye të shtetit me anë të një postimi në platformën X, Presidentja e Maqedonisë së veriut reagoi në shqip.

Ajo ftoi Presidentin e Shqipërisë për bashkëpunim mes dy vendeve dhe për integrimin në Bashkimin Evropian.

“I nderuar President Begaj. Çelësi i integrimit evropian të Ballkanit qëndron në zhvillimin e bashkëpunimit tonë rajonal.

Ju ftoj së bashku të punojmë në avancimin e marrëdhënieve maqedono-shqiptare si dhe në integrimin tonë evropian”, kështu shkruan Presidentja e Maqedonisë së Veriut në përgjigje te urimit në anglisht të Presidentit Begaj.

/OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button