“TURP”/ Sara reagon ashpër pas nominimit të Françeskës: Më vjen keq për Erjolën…
Në spektaklin e së martës mbrëma të “Big Brother VIP3”, Françeska Muratit iu dha mundësia nga Vëllai i Madh që të hapte Kutinë e Pandorës
Ajo kishte të drejtë që të dërgonte në nominim 3 banorë, përfshirë edhe veten nëse dëshironte. Françeska zgjodhi veten, Erjola Doçin dhe Roza Latin, të cilat iu bashkuan Heidi Bacit që është në nominim të vazhdueshëm çdo javë.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Sara Gjordenit e cila ka ironizuar zgjedhjen e Muratit.
“E ditur, e parashikuar, fut veten se del mirë, feministja e madhe, sulmoi vetëm vajza brenda, nominoi vetëm vajza, më vjen keq Erjola sepse nuk ke suport. TURP”, shkruan ajo në një postim.

Rikujtojmë që Sara Gjordeni është përjashtuar prej formatit të “Big Brother VIP3” pasi ajo pengoi me forcë Françeskën brenda tualetit dhe siç duket që atëherë Sarës nuk i ka dalë ende inati me banoren. / g sh