ShowBiz

“Tani të dogji ty për…”/ Françeska nuk e lë rehat Erjolën: Të doli goja mbrapsht duke fol…

Prej disa ditësh Françeska Murati dhe Erjola Doçi janë përfshirë në debate të ashpra me njëra-tjetrën

Prej disa ditësh Françeska Murati dhe Erjola Doçi janë përfshirë në debate të ashpra me njëra-tjetrën. Shkak janë bërë deklaratat që ka bërë Françeska ndaj moderatores, duke thënë se kjo e fundit ka një pëlqim për Romeo Veshajn.

Madje mbrëmë gjatë spektaklit të “Big Brother VIP3”, Graciano Tagani u shpreh se jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Romeo i ka shkruar mesazh Erjolës dhe kjo e fundit nuk i ka kthyer përgjigje.

Një gjë të tillë e ka mohuar Doçi, e cila është mërzitur shumë dhe nisi që të bënte gati valixhet dhe të linte në mes rrugëtimin e saj në BBV. Ishin Romoe, Julian Deda dhe Egla Ceno, ata që ndërhynë duke i thënë se nëse do dilte, do i jepte të drejtë balerinit.

Ndërkohë mëngjesin e sotëm, Françeska iu drejtua Erjolës duke i thënë se më herët nuk e kishte problem nëse do shkruanin portalet për të, pasi thoshte se është bërë virale.  

“Bën ti sikur po merr valixhet dhe po del. Pse? Portalet. Po shkruajnë portalet për mua. Ti vdes të shkruajnë portalet për ty. Ti e adhuron. Të doli goja mbrapsht duke fol për portalet, në çdo situatë që ke pasur ke thënë ‘ua pale sa virale është bërë, pale sa ka dalë nami, unë jam bërë virale, jashtë sa përflitem. Tani të dogji ty për portalet. E ke seriozisht? Bën si mashtruese që po e vret mendjen për portalet. Pse nuk të vranë ty portalet kaq shumë kur ishte situata me Meritonin? Pse nuk the ‘ua do shkruajnë portalet që unë kam flirtuar me Meritonin’. Se ti u akuzove. Ti bërtite 3 sekonda, të nesërmen u çove dhe bëre shoqe Ilnisën, ia servire hallvën dhe e shijove të gjithë situatën”. / G SH

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button