“I ka kërkuar lidhje”, Erjola në lot pas deklaratës së Gracianos, ndërhyn Romeo: Po thotë dal se më do tr*pi…
Erjola Doçi ka pasur një debat të fortë një natë më parë me Graciano Taganin, i cili e akuzonte se ka pasur njohje më parë me Romeon dhe kanë flirtuar.
Pasi ka përfunduar spektakli, ajo ka shkuar në dhomën e gjumit, ku teksa fliste me Julin, Meritonin dhe Rmeon ajo ka thënë se do të lërë shtëpinë.
Për Gracianon është shprehur e zhgënjyer duke thënë se ai e di që ajo ka përjetuar dhunë në lidhje të mëparshme dhe se nuk e duron dot presionin.
Ajo thotë se në kohën kur dhunohej nga ish-partneri, Graciano e ka pasur shtëpinë ngjitur dhe e dëgjonte kur e rrihte, e madje i thoshte nëse ka nevojë për ndihmë.
Ndiqni videon për më tepër:
Erjola Doçi: Nuk më intereson më asgjë, para fytyrës tënde. Kam 4 ditë me këtë muhabet, për shpirt të babit s’më intereson më kjo gjë. O Jul kam kaluar dhunë fizike në jetë, presion se duroj dot.
Dhe ai më vjen e bën shantazh e presion. E ka pasur shtëpinë ngjitur me mua kur dëgjonte se si bënte edhe thoshte a do ndihmë.
Familja ime duke dëgjuar këto gjëra. Ju q*fsha finale. Më lini / OraNews