Erjola merr vendimin e papritur për t’u larguar nga BBV3, Egla habit me deklaratën: Po ike ti…
Erjola Doçi pas përfundimit të spektaklit të mbrëmjes së djeshme, ka vendosur që të largohet nga “Big Brother VIP3”
Erjola Doçi pas përfundimit të spektaklit të mbrëmjes së djeshme, ka vendosur që të largohet nga “Big Brother VIP3”.
Shkak u bë deklarata e Graciano Taganit, i cili tha se Romeo Veshaj ka fiksim moderatoren. Madje balerini shtoi se aktori i ka dërguar asaj mesazhe kur kanë qenë jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por Erjola nuk i ka kthyer përgjigje.
Ndërkohë kur Doçi ishte duke bërë gati valixhet për të lënë shtëpinë e BBV3, Romeo, Egla Ceno dhe Jul Deda ndërhynë që ajo të mos e bënte një veprim të tillë. Sipas tyre, nëse ajo do ikte përfundimisht, do i jepte të drejtë Gracianos.
Ndërkohë në një moment, Egla iu drejtua Erjolës duke i thënë: “Po ike ti do iku dhe unë”.
“Po pse do rri unë me presionet e tuaja për 10 mijë euro të qelbura të finales” u shpreh Doçi e acaruar, teksa tha se do t’i përgjigjet nga studioja balerinit.
“Nuk vlen sepse që sot i jep të drejtë atij, pa u vërtetuar”, tha Juli duke e bindur konkurrenten që mos të largohet nga shtëpia, duke lënë në mes garën për të fituar çmimin e madh.
Pjesë nga biseda:
Erjola: Unë e kam hequr mikrofonin, ose me zarf të zi ose kështu do dal. Më plas mua për finale
Graciano: Çfarë do bësh moj? Doli e vërteta
Erjola: A u kënaqe?
Graciano: Doli e vërteta. Mos ik moj. Jo më vjen shumë keq lali, një person që është me të vërtetën s’ka nevojë
Erjola: Të përgjigjem nga studio
Graciano: Pse moj kaq e dobët je ti, kur s’ke gjë? Unë doja vetëm një të vërtetë
Erjola: Të përgjigjem nga studio
Egla: Erjola përballoje zemër
Romeo: Mos dil për plehra zemra
Graciano: Upsss, çfarë është kjo skenë?
Egla: O Erjola mos dil për atë. Unë e di që del por mos e bëj, edhe 3 prime janë zemra
Erjola: Ju përgjigjem nga studio
Egla: Erjola edhe 3 prime janë
Erjola: 3 prime ti mbajë dhe ti hajë shëndosh
Egla: Po ti e the tënden moj, pse intimidohesh?
Romeo: Çfarë po bën moj? Unë kësaj si qëndroj dot as afër moj
Juli: Nuk del dot jo, hiqi duart (Juli i mbyll valixhen)
Erjola: Unë do dal me zarf të zi se kam hequr mikrofonin
Juli: Nuk del dot pa prime ti, por rri urtë. Dënohesh po rri mirë. Pa folur me mua s’do ikësh
Erjola: Po pse do rri unë me presionet e tuaja për 10 mijë euro të qelbura të finales
Juli: Presionet e mia?!
Erjola: Po ik more se latë kokrrën e namit
Juli: Lëri këto, çfarë do të bësh skena?
Egla: Erjola po ike ti do iku edhe unë
Juli: Për çfarë arsyeje po ikën ti?
Erjola: Nuk duroj dot presion
Juli: Nëse ikën po i jep të drejtë atij
Erjola: O Jul nuk dua të rri më këtu
Juli: Erjola për çfarë po ikën?
Erjola: Sepse nuk duroj dot më të rri e izoluar
Juli: Nëse ti ikën sot, ti i jep të drejtë Gracianos
Erjola: S’ka gjë primen e ardhshëm përballem nga studio
Juli: Përballet njeriu këtu. S’do të rrish apo do të ikësh nga kjo situatë
Erjola: S’dua të rri. Këtë situatë do jem ballëlartë në studio
Juli: Nuk vlen sepse që sot i jep të drejtë atij, pa u vërtetuar
Erjola: Do rri me një kusht. Të nxjerrin çfarë do të ketë dhe të më lërë rehat
Juli: O njeri nuk ikën njeri për një gjë që nuk e vërteton dot askush
Erjola: A i fola qetësisht, a e shikove?
Juli: O njeri a je e qetë ti me veten tënde që kjo gjë s’ka ndodhur?
Erjola: Po
Juli: Po ku je duke shkuar
Erjola: Po unë i them prit primen nxirr çfarë ke për të nxjerrë por më lër mos më presiono dhe ai s’më lë të qetë
Juli: Po ajo është puna e tij / g sh