Life Style

Meshkujt me automjete të zhurmshme janë psikopatë? Ja çfarë thotë studimi

Të gjithë e dimë se fiksimi i meshkujve me makinat është goxha i madh, sidomos fiksimi me makinat e zhurmshme.

Së fundmi është kryer një studim për të zbuluar nëse ka ndonjë lidhje mes automobileve me zë të lartë dhe tipareve të personalitetit të këtyre personave. Rezultatet kanë zbuluar se pjesmarrësit më të shumtë, të cilët ishin meshkuj, kishin më shumë gjasa të thonin se preferonin makina me zhurmë të lartë. Gjithashtu këta meshkuj janë “psikopatë”, pra kanë një personalitet më “të errët”.

Ekipi përfshiu 529 pjesmarrës në këtë studim ku 52% e pjesmarrësve ishin meshkuj me një moshë mesatare mbi 18 vjeç.

Këta pjesmarrës janë pyetur në lidhje me kënaqësinë që ju jep makina e tyre aktuale dhe nëse ajo nuk ishte një makinë me zhurmë, sa do ta dëshironin një të tillë.

Përveç kësaj këta meshkuj, sipas studimit, janë klasifikuar gjithashtu si njerëz që pëlqejnë aventurën.
Vlerësimi përfundoi me një shkallë prej 28 artikujsh për të kuptuar nivelet e tipareve të personalitetir të errët. / g sh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button