Lajme

Mbyllen kërkimet në Bunë, gjendet trupi i pajetë i Alma Arrazit, Gjykata e Shkodrës lë në burg Erdgys Arrazin

Polombarët kanë gjetur në lumin e Bunës dhe trupin e nënës së mbytur me tre fëmijët, të 39-vjeçares Alma Bushati Arrazi. Ujërat e kishin çuar deri në fshatin Pentar, në njësinë administrative të Dajçit në Shkodër.

Me gjetjen e trupit të Alma Arrazit, mbyllet kështu një etapë e tragjedisë së familjes Arrazi. Tashmë nëna Alma Arrazi do të mund të ketë një varr dhe të prehet pranë tri fëmijëve të saj, pas vetëvrasjes që dyshohet se kreu duke u hedhur sëbashku me ta në lumë.

Alma Bushati Arrazi dhe fëmijët e saj, Arditi 3 vjeç, Gresa 8 vjeçe dhe Ergesa 9 vjeçe do të jenë pranë e pranë. Familja e bashkëshortit të arrestuar tashmë, Erdgys Arrazi, ka vendosur t’i varrosë pranë njeri-tjetrit.

Ndërkaq, etapa tjetër vazhdon: Kryefamiljari Erdgys Arrazi, 31 vjeç, i burgosur, akuzohet si shkaktar i vetëvrasjes prej dhunës në familje. 

Gjykata e shkallës vendore të Shkodrës vendos masën arrest me burg për Erdgys Arrazin. Ai akuzohet për veprat penale “dhuna në familje” dhe “shkaktim i vetëvrasjes”. Erdgys Arrazi dyshohet se ka shkaktuar vetëvrasjen e bashkëshortes së tij dhe të fëmijëve të çiftit.

Bashkëshortja e tij, Alma Arrazi së bashku me tre fëmijët e saj ka ndërmarrë aktin ekstrem të vetëflijimit në lumin Buna.

Dëshmitë janë kontradiktore dhe duket se procesi do të zgjasë deri në zbardhjen e së vërtetës se çfarë dhe kush e shtyu nënën e re me tre fëmijë në aktin e tmerrshëm që t’ua merrte jetën edhe tri të vegjëlve, më të dashurve të saj./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button